TIRANË, 30 tetor /ATSH/ Në 24 orët e fundit kanë rezultuar të infektuar me COVID-19 17 qytetarë, teksa nuk ka pasur asnjë humbje jete.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në informacionin për situatën në 24 orët e fundit, njoftoi se janë kryer 302 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 17 qytetarë, në këto bashki: 12 qytetarë në Tiranë, 4 në Gjirokastër, 1 në Lushnjë.
“Janë 244 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2”, informon Ministria.
“Janë shëruar 15 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,963 që nga fillimi i epidemisë”, thuhet në njoftim.
Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anti-COVID, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.
Statistika ( 30 Tetor 2022)
Raste të reja ditore 17
Të shëruar në 24 orë 15
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 302
Testime totale 1,997,033
Raste pozitive 331,800
Raste të shëruara 327,963
Raste aktive 244
Humbje jete 3,593
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 162
Vlorë 24
Fier 12
Gjirokastër 12
Berat 11
Durrës 8
Elbasan 5
Shkodër 4
Lezhë 3
Korçë 1
Kukës 1
Dibër 1























