TIRANË, 29 tetor /ATSH/ Në 24 orët e fundit ka pasur 38 qytetarë të infektuar me COVID-19 dhe asnjë humbje jete.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 581 testime. Rastet e reja rezultuan në këto bashki: 19 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Kamzë, Vlorë, Sarandë, Korçë, Dimal, Elbasan, nga 1 qytetarë në Patos, Lushnjë, Selenicë, Delvinë, Finiq, Gjirokastër, Maliq.
Janë 242 qytetarë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 17 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,948 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 29 tetor 2022)
Raste të reja ditore 38
Të shëruar në 24 orë 17
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 581
Testime totale 1,996,731
Raste pozitive 331,783
Raste të shëruara 327,948
Raste Aktive 242
Humbje jete 3,593
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 158
Vlorë 26
Fier 11
Berat 11
Durrës 10
Gjirokastër 9
Shkodër 4
Elbasan 3
Lezhë 3
Korçë 3
Kukës 1
Dibër 1
/j.p/






















