GJERMANI, 28 tetor /ATSH-DPA/-Gjatë tremujorit të tretë, ekonomia në Gjermani shënoi një rritje, pavarësisht krizës energjetike, ndërsa produkti i brendshëm bruto (PBB) u rrit me 0,3% krahasuar me tremujorin e mëparshëm, njoftoi Zyra Federale e Statistikave.
Në tremujorin e dytë, PBB-ja regjistroi një rritje të vogël. Në fillim të vitit PBB-ja shënoi një rritje të konsiderueshme prej 0,8% krahasuar me tremujorin e mëparshëm.
Në terma vjetore, sipas parashikimeve pritet një rritje në ekonominë gjermane falë rritjeve në gjysmën e parë të vitit. Për vitin 2023, ekonomistët presin një rënie të prodhimit të produkteve dhe shërbimeve.
Sipas ekonomistëve, rënia ekonomike në Gjermani do të jetë më e theksuar se në shumë vende të tjera evropiane, por jo aq e madhe sa gjatë krizës së koronavirusit në vitin 2020, kur PBB-ja u tkurr me mbi 4%.//a.i/























