XHORXHTAUN (SHBA) – Afati i fundit për shefin e Tesla-s, Elon Musk, për të blerë rrjetin social Twitter.
HELSINKI (Finlandë) – Konferencë e përbashkët për shtyp nga kryeministrja Sanna Marin dhe homologu i saj suedez Ulf Kristersson.
MADRID (Spanjë) – Asambleja e Përgjithshme e Shoqatës Ndëramerikane të Shtypit.
SELANIK (Greqi) – Paradë ushtarake me rastin e festës kombëtare greke.
ROMË (Itali) – 100-vjetori i marshimit në Romë nga Musolini dhe këmishëzinjtë.
OVIEDO (Spanjë) – Ceremonia e dhënies së çmimeve të fondacionit ”Asturias”.
SARAJEVË (Bosnje-Hercegovinë) – Vizitë e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
PRAGË (Republika Çeke) – Demonstrata kundër qeverisë me iniciativën e lëvizjes “Republika Çeke e para”.
BEOGRAD (Serbi) – Konferencë për shtyp nga presidenti Aleksandar Vuçiç dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
OKB – Konferencë për shtyp nga raportuesit specialë të OKB-së për ushqimin, strehimin dhe varfërinë.
DAKAR (Senegal) – Konferencë për shtyp nga sekretari i përgjithshëm i Amnesty International./ a.jor.












