Ballina Flash

Parashikimi i motit, e premte, 28 tetor 2022

TIRANË, 28 tetor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë do të vijojë edhe për ditën e sotme të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike falë depërtimit të masave ajrore të ngrohta.

Moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare kryesisht në relievet malore të vendit. Mjegullinë lokale përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim e lehtë e mesatare 1-7m/sek. Valëzimi në dete i forcës 2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 10/25 Diell
Kukës 5/20 Diell pak re
Lezhë 9/25 Diell
Dibër 7/23 Diell  pak re
Durrës 13/24 Diell
Tiranë 13/25 Diell   pak re
Elbasan 11/26 Diell  pak re
Berat 9/25 Diell
Vlorë 11/22 Diell pak re
Korçë 7/21 Diell pak re
Gjirokastër 5/25 Diell
Sarandë 14/23 Diell

     

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMeta ”shembet” në Wall Street
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 28/10/2022