TIRANË, 27 tetor /ATSH/ Lungomarja e re e Durrësit është një investim me impakt të lartë ekonomik, i cili do t’i japë edhe më shumë vlerë të shtuar turizmit në qytetin bregdetar.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga nisja e punimeve për ndërtimin e Lungomares së re të Durrësit.
Rama theksoi se ky projekt përfshin një shëtitore spektakolare që do të fillojë nga ura e Dajlanit e deri te godina e Konvaleshencës.
Lungomarja e re do të ketë 3 kilometra vijë bregdetare, me gjelbërim, parqe dhe hapësira sportive.
Në gjithë vijën bregdetare janë rreth 58 godina hotelerie me 3100 shtretër.
Projekti merr një rëndësi të madhe duke pasur parasysh se gjatë sezonit turistik, popullsia në këtë zonë rritet me 600 mijë banorë.
/j.p/r.e/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.






















