Ballina Aktualitet

Ledina Riza zgjidhet anëtarja e re e KLP-së

TIRANË, 25 tetor /ATSH/ Prokurorja e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Ledina Riza, është zgjedhur sot anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të KLP-së u krye sot votimi për anëtarin e KLP-së nga radhët e prokurorëve.

Në votimin e sotëm morën pjesë 200 prokurorë.

Sipas medieve, prokurorja Ledina Riza mori 113 vota, ndërsa kandidati tjetër në garë Etien Kapo mori 83 vota.

Ndërkohë, katër fletë u shpallën të pavlefshme.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBERLIN – Scholz: Plan Marshall për rindërtimin e Ukrainës
Artikulli tjetërHeqja e vizave, shpresë për përgjigje pozitive deri në fund të vitit