Ballina Flash

Parashikimi i motit, 24 tetor 2022

TIRANË, 24 tetor/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi ynë do të vijojë edhe për ditën e nesërme të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike falë depërtimit të masave ajrore të ngrohta.

Moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare të cilat do të jenë prezentë kryesisht nga orët e mesditës deri ato të pasdites dhe kryesisht vranësira të larta dhe transparente.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim e lehtë e mesatare në bregdet. Valëzim në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 13/27 Diell
Kukës 10/25 Diell
Lezhë 13/27 Diell
Dibër 8/25 Diell
Durrës 14/29 Diell
Tiranë 14/29 Diell
Elbasan 12/30 Diell
Berat 11/29 Diell
Vlorë 14/29 Diell
Korçë 10/25 Diell
Gjirokastër 7/29 Diell
Sarandë 14/28 Diell

 

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHUNGARI – Orban përkujton kryengritjen e 1956 me kritika ndaj BE-së
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 24/10/2022