TIRANË, 22 tetor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike falë depërtimit të masave ajrore të thata dhe relativisht të ngrohta me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta dhe mesatare kalimtare në veri dhe në relievet malore në lindje.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim e lehtë e mesatare. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 10/22 | Diell re |
| Kukës | 8/20 | Diell re |
| Lezhë | 14/23 | Diell |
| Dibër | 8/21 | Diell re |
| Durrës | 13/24 | Diell |
| Tiranë | 13/26 | Diell |
| Elbasan | 14/25 | Diell re |
| Berat | 10/26 | Diell |
| Vlorë | 12/24 | Diell |
| Korçë | 7/20 | Diell re |
| Gjirokastër | 6/24 | Diell |
| Sarandë | 15/24 | Diell |












