Ballina Flash

MSHMS: 15 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit

TIRANË, 22 tetor/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi se në 24 orët e fundit janë kryer 485 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 15 qytetarë.

Sipas MSHMS, rezultuan pozitivë 7 qytetarë në Tiranë, 2 në Fier, nga 1 qytetarë në Fushë Arrëz, Kavajë, Delvinë, Tepelenë, Berat, Kuçovë.

“Janë 243 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2”, informon Ministria.

“Janë shëruar 16 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,773 që nga fillimi i epidemisë”, thuhet në njoftim.

Statistika ( 22 Tetor 2022)

Raste të reja ditore 15
Të shëruar në 24 orë 16
Të shtruar në spitale 2

Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 485

Testime totale 1,993,378
Raste pozitive 331,608
Raste të shëruara 327,773
Raste Aktive 243
Humbje jete 3,592

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 169
Fier 20
Vlorë 13
Berat 12
Gjirokastër 7

Shkodër 7
Elbasan 5
Durrës 5
Dibër 3
Lezhë 2

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMuzhaqi thirrje të rinjve nga Fieri: Pa aplikuar nuk mund të fitoni
Artikulli tjetërCila pritet të jetë lëvizja politike e Boris Johnson-it pas …pushimeve?!