Ballina Ekonomi

Makina e Brigitte Bardot bëhet pjesë e regjistrit shqiptar RETRO

TIRANË, 21 tetor/ATSH/ Makina e Brigitte Bardot bëhet pjesë e Regjistrit Shqiptar.
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) bëri të ditur se gjithnjë e më shumë në flotën e mjeteve historike shqiptare, janë targuar mjete të cilat kanë qenë identifikuar me njerëz të famshëm.

“Ford Thunderbird Roadster” e vitit 1957 ishte mjeti me të cilin një nga aktoret më të famshme amerikane, Brigitte Bardot, bëri debutimin e saj, gjatë Festivalit të Filmit të Kanës, në Francë. E lançuar në vitin 1957, makina retro legjendare amerikane, “Ford Thunderbird Roadster”, ishte një makinë që tërhoqi vëmendje menjëherë.

Emri i kësaj makine i ka rrënjët në mitologjinë indiane amerikane. Thunderbird ishte një zog-totem i disa fiseve dhe në të njëjtën kohë një personazh folklorik.

Ky model, dallueshmërisht nga modelet sportive të atyre viteve, u pozicionua në treg si një “makinë personale”, me të cilin pati shumë sukses, me mbi 3500 porosi brenda 10 ditëve që nga debutimi në treg. /

/j.p/r.e

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRUSI – Kremlini nuk ka një datë të caktuar për përfundimin e mobilizimit të pjesshëm
Artikulli tjetërRama: Kemi inflacionin më të ulët në rajon