Ballina Flash

Parashikimi i motit, 19 tetor 2022

TIRANË, 19 tetor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi ynë do do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike falë depërtimit të masave ajrore të thata dhe relativisht të ngrohta me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore dhe në pjesën bregdetare.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-veri me shpejtësi mesatare 1-6 m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina me shpejtësi deri në 8-12 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 11/24 Re diell
Kukës 8/22 Re diell
Lezhë 16/24 Re diell
Dibër 7/22 Diell
Durrës 13/24 Re diell
Tiranë 12/25 Diell
Elbasan 13/26 Diell
Berat 9/26 Diell
Vlorë 10/25 Re diell
Korçë 6/23 Diell
Gjirokastër 5/24 Diell
Sarandë 12/23 Re diell

 

 

                                                               

                 

           

                          

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFotoalbumi i vizitës së Kryeministrit Rama në Përmet
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 19/10/2022