Ballina Flash

Parashikimi i motit, 18 tetor 2022

TIRANË, 18 tetor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike falë depërtimit të masave ajrore të thata dhe relativisht të ngrohta me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat fare të pakta kalimtare në relievet malore në lindje.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-3 m/s ndërsa në bregdet dhe lugina me shpejtësi deri në 4-6 m/s shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 10/25 Diell
Kukës 9/20 Diell pak re
Lezhë 12/26 Diell
Dibër 7/20 Diell pak re
Durrës 11/25 Diell
Tiranë 11/26 Diell
Elbasan 10/27 Diell
Berat 8/28 Diell
Vlorë 11/26 Diell
Korçë 6/18 Diell pak re
Gjirokastër 5/25 Diell
Sarandë 12/26 Diell

 

 

                                                               

                 

           

                          

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKomisioni i Ligjeve miraton 2 projektligjet për hapjen e dosjeve
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 18/10/2022