TIRANË, 17 tetor /ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi sot se në 24 orët e fundit kanë rezultuar të infektuar me COVID-19, 7 qytetarë nga 109 testime.
Në informacionin për situatën në 24 orët e fundit, MSHMS bëri të ditur se rastet e reja rezultuan në këto bashki: 3 në Tiranë, 2 në Delvinë, nga 1 qytetar në Mallakastër, Kuçovë.
Janë 251 qytetarë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov-2.
Janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,656 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë i bëri sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.
Statistika (17 tetor 2022)
Raste të reja ditore 7
Të shëruar në 24 orë 12
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 109
Testime totale 1,990,336
Raste pozitive 331,499
Raste të shëruara 327,656
Raste aktive 251
Humbje jete 3,592
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 181
Fier 19
Elbasan 13
Shkodër 9
Vlorë 8
Berat 6
Gjirokastër 5
Durrës 5
Korçë 3
Lezhë 1
Dibër 1
/j.p/r.e/























