MYNIH, 16 tetor /ATSH-DPA/ – Sulmuesi i Bayernit të Mynihut, Thomas Muller ka zbuluar ndryshimet në kuzhinën e klubit të famshëm të futbollit gjatë viteve të fundit.
“Gjithçka tashmë është bërë më e shëndetshme. Nuk ka më gjysmë kile gjalpë në salca dhe ato janë më pak të yndyrshme dhe të sheqerosura”, tha 33-vjeçari për gazetën ”Suddeutsche Zeitung”.
Muller, i cili ka investuar në një kompani vegane, shtoi se “pula është gjithmonë aty, patatet, perimet, madje edhe peshku është gjithmonë aty”.
”Por, tani ka edhe fara kia, kuinoa, qiqra dhe bishtajore të tjera”, theksoi ai.
”Dhe, kur ka speca të mbushur, ka disa me mish të grirë të rregullt dhe disa me mish të grirë vegan”, tha Muller./ a.jor.























