ROMË, 13 tetor /ATSH-DPA/ – Ligjvënësit italianë nuk arritën të zgjidhnin një president të Dhomës së Ulët të parlamentit, Dhomës së Deputetëve, në seancën hapëse të parlamentit të sapozgjedhur.
Asnjë kandidat nuk arriti shumicën e kërkuar prej dy të tretave në tre votimet e para të së enjtes. Aleanca fituese e krahut të djathtë nuk ka një shumicë kaq të madhe në Dhomë.
Nga votimi i katërt, i planifikuar për të premten, mjafton një shumicë absolute: pritet që ligjvënësit e aleancës, ku përfshihen ‘’Vëllezërit e Italisë’’, ‘’Lidhja populiste e ekstremit të djathtë’’ dhe konservatorja ‘’Forza Italia’’ (Andiamo / Avanti Italia), pritet ta arrijnë atë. /os/






















