TIRANË, 8 tetor/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e shtunë vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet i kthjellët si dhe vranësira të pakta e lokalisht mesatare kalimtare dhe kryesisht orët e mesditës.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim 1-3m/sek, ndërsa në bregdet 4-5m/s.
Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 14/24 | Diell re të larta |
| Kukës | 8/24 | Diell re të larta |
| Lezhë | 15/25 | Diell re të larta |
| Dibër | 8/22 | Diell re të larta |
| Durrës | 14/26 | Diell re të larta |
| Tiranë | 15/26 | Diell re të larta |
| Elbasan | 15/27 | Diell re të larta |
| Berat | 10/28 | Diell re të larta |
| Vlorë | 14/26 | Diell re të larta |
| Korcë | 7/24 | Diell re të larta |
| Gjirokastër | 9/27 | Diell re të larta |
| Sarandë | 15/26 | Diell re të larta |












