Ballina Flash

PD: Projektligj për ndalimin e kompanive offshore nga kontratat publike

TIRANË, 7 tetor/ATSH/ Deputeti Agron Shehaj dorëzoi sot në Kuvendin e Shqipërisë, në emër të Partisë Demokratike, projektligjin i cili ndalon automatikisht të gjitha kompanitë offshore me pronarë sekretë të përfitojnë kontrata publike në Shqipëri.

“Përmes këtij projektligji kërkohet t’i jepet fund njëherë e mirë gropës më të madhe të korrupsionit sot në Shqipëri, asaj të dhënies së tenderëve, koncesioneve dhe aseteve publike te kompani guaska me pronarë të fshehtë, pas të cilave fshihen pushtetarë dhe qeveritarë”, bëri të ditur PD përmes një deklarate për mediet.

Vetë deputeti Shehaj theksoi se ndalimi me ligj i kompanive offshore për të përfituar fonde publike është një model që së fundmi ka nisur të zbatohet nga vendet që janë përpara në luftën ndaj korrupsionit.

Deputeti demokrat i bëri thirrje të gjithë kolegëve të tjerë, përfshirë atyre në mazhorancë, që të ngrihen mbi interesat e tyre politike dhe të votojnë për të miratuar këtë nismë ligjore, në mënyrë që t’i jepet fund një herë e mirë aferave të tmerrshme korruptive përmes offshoreve.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTetori gjerman, GIZ organizon në Durrës lojën e roleve të institucioneve europiane
Artikulli tjetërBE, në krah të Shqipërisë në ndërtimin e mbrojtjes më të fortë kibernetike