Ballina Flash

F1 – Japonia stacioni i radhës

TOKIO, 7 tetor /ATSH-AA/ – Japonia do të presë garën e 18-të të sezonit në Kampionatin Botëror të Formula 1.

Çmimi i Madh i Japonisë, do të zhvillohet me 52 xhiro në pistën ndërkombëtare ”Suzuka” në qytetin Mia, e gjatë 5,8 kilometra.

Xhirot për renditjen do të fillojnë nesër në orën 08:00, ndërsa gara do të zhvillohet të dielën më 09 tetor në orën 07:00.

Deri më tani, Max Verstappen nga Red Bull ka fituar 11 gara, Charles Leclerc nga Ferrari tri, Sergio Perez nga Red Bull dy, ndërsa Carlos Sainz nga Ferrari nga një garë.

Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve janë si më poshtë:

Klasifikimi i pilotëve

1. Max Verstappen (Holandë): 341 pikë

2. Charles Leclerc (Monako): 237

3. Sergio Perez (Meksikë): 235

4. George Russell (Britani e Madhe): 203

4. Carlos Sainz (Spanjë): 202

 

Klasifikimi i ekipeve

1. Red Bull: 576

2. Ferrari: 439

3. Mercedes: 373

4. Alpine: 129

5. McLaren: 125

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKrichbaum: Shqipëria, hapa të mëdhenj dhe progres në drejtimin e duhur
Artikulli tjetërBerisha: PD në një zinxhir gabimesh, doli tërësisht jashtë pushtetit