Ballina Aktualitet

KPP dhe KLGJ nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

TIRANË, 6 tetor /ATSH/ Komisioni i Prokurimit Publik dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi midis dy institucioneve.

Marrëveshja u nënshkrua nga kryetari i KPP-së, Jonaid Myzyri dhe kryetarja e KLGJ-së, Naureda Llagani.

Kjo marrëveshje ka si qasje bashkëpunimin në disa drejtime kryesore si: realizimin e workshop-eve, konferencave, trajnimeve të përbashkëta; realizimin e analizave dhe studimeve periodike; veprimtari të tjera bashkëpunimi të cilat janë në përputhje me qëllimin e kësaj marrëveshjeje, duke kontribuar në ngritjen e kapaciteteve, si dhe adresimin e problematikave.

Në përfundim palët shprehën gatishmërinë e tyre për të kontribuar në përmbushjen e marrëveshjes.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Projekti i Komunitetit Politik Evropian i ka të gjitha gjasat të konsolidohet
Artikulli tjetërBM – Rrjeti elektrik ESO paralajmëron për ndërprerje të energjisë