TIRANË, 6 tetor /ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi sot se në 24 orët e fundit ka pasur 38 qytetarë të infektuar me COVID-19, ndërsa nuk ka pasur humbje jete.
Në informacionin për situatën në 24 orët e fundit, MSHMS bën të ditur se janë kryer 650 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 38 qytetarë, në këto bashki: 15 në Tiranë, 4 në Vlorë, 3 në Gjirokastër, nga 2 qytetarë në Kurbin, Kavajë, Fier, Himarë, nga 1 qytetar në Shkodër, Durrës, Lushnjë, Krujë, Delvinë, Sarandë, Konispol, Gramsh.
Janë 390 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov-2.
Janë shëruar 28 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,285 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.
Statistika (6 tetor 2022)
Raste të reja ditore 38
Të shëruar në 24 orë 28
Të shtruar në spitale 5
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 650
Testime totale 1,985,099
Raste pozitive 331,264
Raste të shëruara 327,285
Raste aktive 390
Humbje jete 3,589
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 241
Elbasan 35
Vlorë 28
Fier 20
Shkodër 15
Lezhë 13
Gjirokastër 12
Durrës 10
Dibër 8
Korçë 4
Berat 3
Kukës 1
/j.p/r.e/












