Ballina Bota

ITALI – Meloni: Qeveria e re do të mbështesë Ukrainën

ROMË, 28 shtator /ATSH-DPA/- Giorgia Meloni ka siguruar Ukrainën për mbështetjen e plotë të qeverisë së saj të ardhshme pas fitores në zgjedhjet parlamentare, në një postim në Twitter, drejtuar presidentit Volodymyr Zelensky.

“Ju e dini se mund të besoni në mbështetjen tonë besnike për kauzën e lirisë së popullit ukrainas. Qëndroni të fortë dhe ruani besimin tuaj të palëkundur!”, tha Meloni, e cila do të udhëheqë koalicionin e krahut të djathtë në pushtet, pasi aleanca e saj siguroi një shumicë absolute të vendeve parlamentare në zgjedhjet e Italisë, në fundjavë.

Zelensky e uroi Meloni në një postim në Twitter duke falënderuar Italinë për ndihmën e saj  mes të pushtimit rus të Ukrainës.

Kryeministri aktual, Mario Draghi ka qenë gjithmonë i qartë në mbështetjen e tij për Ukrainën dhe dërgesat e armëve në Kiev, pas pushtimit rus të Ukrainës rreth shtatë muaj më parë.

Meloni gjithashtu ka dënuar ashpër Rusinë dhe duke theksuar vazhdimisht në muajt e fundit, se ajo ishte në anën e Kievit. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakManastirliu: Kryhet me sukses vendosja e implantit koklear tek 4 fëmijë
Artikulli tjetërMati me qendër shërbimesh të transportit rrugor brenda vitit 2023