TIRANË, 23 shtator/ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla priti sot në një takim pune senatorin spanjoll Josè Cepeda.
Cepeda ndodhet në Shqipëri, si mik i vendit tonë dhe i Kuvendit, por edhe në kuadrin e përgatitjeve për hartimin e raportit të Unionit Parlamentar Ndërparlamentar mbi sigurinë kibernetike.
Gjatë takimit u diskutua për zgjerimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Parlamentit e Senatit të Spanjës.
Nikolla i shprehu senatorit Cepeda mirënjohjen për mbështetjen e vendosur të Spanjës për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe besimin se kjo mbështetje do të vijojë edhe gjatë zhvillimit të negociatave.
Nikolla dhe Cepeda përcaktuan rritjen e mbrojtjes dhe të sigurisë kibernetike si një prioritet të bashkëpunimit parlamentar me Spanjën.
Kryetarja Nikolla dhe senatori Cepeda diskutuan edhe për prioritetet e bashkëpunimit midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Unionit Parlamentar Ndërparlamentar.
/j.p/r.e/






















