Ballina Flash

Apple zhvendos 25 për qind të prodhimit të iPhone-ëve në Indi

SIATËLL, 22 shtator /ATSH-ANSA/ – Gjiganti Apple pritet të zhvendosë prodhimin e një të katërtës së iPhone-ëve të tij në Indi deri në vitin 2025.

Parashikimi vjen për shkak të rritjes së tensioneve gjeopolitike dhe bllokimeve të përsëritura në vend për shkak të Covid-19.

Sipas kompanisë, Apple është gati të zhvendosë prodhimin e të paktën 5% të modelit të ri iPhone 14 në Indi deri në fund të këtij viti.

Gjithashtu Apple pritet të zhvendosë prodhimin nga Kina me të paktën 25% të të gjitha produktet e tij, përfshirë iPhone, Mac, iPad, Apple Watch dhe AirPods deri në vitin 2025./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakStudimi për Anton Pashkun promovohet në Muzeun Kombëtar
Artikulli tjetërVjosa Park Kombëtar, Kumbaro: Përfundojmë dokumentimin deri në fund të vitit