TIRANË, 21 shtator /ATSH-I.Vata/ Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu është paraqitur sot në zyrat e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK.
Sipas medieve, Mediu është thirrur si deklarues për hetimin që ka nisur për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.
Kallëzimi për aferën e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” ku është ndërtuar një kompleks pallatesh, është bërë nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Nëpërmjet kësaj padie, Balla akuzon për shpërdorim detyre ish-kryeministrin Berisha, dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi dhe ish-ministrin Arben Imami.
Klubi sportiv “Partizani” ka qenë një ndër komplekset në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, ku sot janë bërë ndërtime të reja.
Mediu ishte ministër Mbrojtjeje gjatë kohës së qeverisjes së Sali Berishës, kur u privatizua edhe ish-kompleksi “Partizani”.
Më herët, kreu i SPAK, Arben Kraja i është drejtuar Kuvendit me një shkresë zyrtare duke i dërguar urdhrin e paraqitjes për Mediun, në kuadër të hetimit.
/j.p/r.e/






















