Ballina Flash

Kushi në Nju-Jork: Përpjekje të përbashkëta për transformimin e arsimit

TIRANË, 20 shtator /ATSH/ Në Nju-Jork u mbajt Samiti Global i Arsimit 2022, i cili u zhvillua gjatë tre ditëve, në datat 16, 17 dhe 19 shtator 2022.

Në përmbyllje të këtij samiti, më 19 shtator, përfaqësuesit e shteteve pjesëmarrëse u mobilizuan për të bërë më shumë përpjekje në drejtim të transformimin të arsimit.

Në këtë ngjarje historike ishte e pranishme edhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi e cila përmes një postimi në rrjetet sociale tha se në këtë Samit u theksua bashkëpunimi për një të ardhme të sigurt për komunitetet tona.

“New York, Në Samitin Global të Arsimit 2022, ku të gjithë përfaqësuesit e shteteve theksuam nevojën urgjente që të punojmë së bashku çdo ditë për transformimin dhe fuqizimin e sistemit arsimor, për të kapërcyer sfidat e përbashkëta dhe për të ndërtuar një të ardhme të sigurt dhe të qëndrueshme për komunitetet tona, familjet tona dhe për fëmijët tanë”, shkruan Kushi.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBERZH financim rreth 200 milionë euro gjatë 2022-shit për sektorin privat
Artikulli tjetërRama: Strukturë të posaçme për sportistët elitarë pranë Forcave të Armatosura