Ballina Flash

Memorandum bashkëpunimi mes TKOB dhe “Shtëpisë së Operës së Kajros”

TIRANË, 19 shtator /ATSH/ U nënshkrua sot memorandumi i bashkëpunimit mes Teatrit të Operës dhe Baletit dhe Qendrës Kombëtare Kulturore “Shtëpia e Operës së Kajros”, të Republikës Arabe të Egjiptit.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti u shpreh se, “hodhëm sot një hap të rëndësishëm në ngritjen e urave të komunikimit mes artistëve tanë e atyre ndërkombëtarë. Nënshkruam memorandumin e bashkëpunimit mes Teatrit tonë të Operës dhe Baletit dhe Qendrës Kombëtare Kulturore “Shtëpia e Operës së Kajros”, të Republikës Arabe të Egjiptit.

“Ky memorandum ka si qëllim njohjen e ndërsjellë të kulturave të dyja vendeve tona dhe inkurajimin e nismave të përbashkëta; krijimin e kushteve për realizimin e shfaqjeve të përbashkëta; shkëmbimin e artistëve; pjesëmarrjen në festivale dhe aktivitete që zhvillohen në dy vendet tona; promovimin e veprave origjinale; projekte të përbashkëta që do të përmirësojnë menaxhimin e teatrove, ekspertizën kuratoriale, strategjitë e marketingut, komunikimin, marrëdhëniet me medien, arsimin dhe audiencën”, tha Margariti në një postim në rrjetet sociale.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama në televizionin amerikan Newsmax: Kemi prova se pas sulmit kibernetik është Irani
Artikulli tjetërRama: Elisabeta II, Mbretëresha e të gjithëve