Ballina Aktualitet

Komisioni i Reformës Administrativo-Territoriale cakton programin e punës

TIRANË, 19 shtator /ATSH-I.Vata/ Nën drejtimin e dy bashkëkryetareve Anila Denaj dhe Dhurata Çupi, u zhvillua mbledhja e komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale.

Denaj, në fjalën e saj u shpreh se ky komision do të dalë me rekomandime shumë të rëndësishme për të përmirësuar çdo gjë që është sjellë nga dëgjesat dhe opinionet e ekspertëve pranë komisionit.

Ndërsa më tej Çupi, shtoi se duhej të kishte një rishikim të hartës territoriale duke marrë parasysh propozimet e bëra nga Partia Demokratike.

Anëtarët e komisionit diskutuan për çështje të ndryshme mbi seancat dëgjimore që do të zhvillohen në komision, opinionet e ekspertëve, pyetjet e dërguara institucioneve etj.

Pas diskutimeve, komisioni përcaktoi me konsensus programin e punës që do të ndjekë në vijim.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosovë, 3 raste të reja me COVID-19
Artikulli tjetërJava kulturore egjiptiane, memorandum midis Operës së Kajros dhe të Tiranës