Ballina Flash

Parashikimi i motit, 18 shtator 2022

TIRANË, 18 shtator /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme atmosferike por me një përmirësim krahasuar me ditën e sotme.

Moti parashikohet fillimisht me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura. Parashikohen vranësira deri në orët e mesditës që do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Më tej moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira fare të pakta kalimtare në relievet malore në lindje.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje e lehtë e mesatare e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare e vrullshme. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 14/25 Shi diell
Kukës 12/19 Shi diell
Lezhë 13/25 Shi diell
Dibër 10/15 Shi diell
Durrës 16/26 Shi diell
Tiranë 16/26 Shi diell
Elbasan 14/26 Shi diell
Berat 13/27 Shi diell
Vlorë 14/26 Shi diell
Korçë 12/21 Shi diell
Gjirokastër 12/27 Shi diell
Sarandë 13/27 Shi diell
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMoti me shi, MIE: Në gatishmëri të gjitha institucionet dhe agjencitë e varësisë
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 18/09/2022