Ballina Aktualitet

Meta: Mbështesim propozimin e PD-së për ndarjen e re territoriale

TIRANË, 14 shtator/ATSH/ Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi sot se mbështeste propozimin e Partisë Demokratike për ndarjen e re territoriale, me 95 bashki dhe 5 rajone.

“Ne jemi shumë dakord me të gjitha propozimet që ka bërë Ylli Asllani”, tha Meta, gjatë një interviste në medie.

Meta risolli në vëmendje dhe reformën territoriale të ndërmarrë kur LSI ishte në koalicion me PS në vitin 2014, ku tha se marrëveshje Rama-Basha kishte nisur që në atë kohë për të goditur Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Kreu i PL-së, u ndal dhe te akuzat e ngritura nga Autoriteti i Dosjeve si ish-bashkëpunëtor i sigurimit, duke i konsideruar përralla.

Lidhur me padinë për incineratorët, Meta kritikoi SPAK duke thënë se drejtësia po bëhet me regji.

“Nuk ka përgjegjësi individuale siç thotë kryeministri, kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal”. Tha Meta.

Sipas tij, Partia e Lirisë ka prioritet rivendosjen e demokracisë në vend.

Meta u shpreh se PL është e hapur të mbështesë të gjithë kandidatët e opozitës në të gjithë vendin. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBERLIN – Scholz: Putin nuk i ka ndryshuar pikëpamjet e tij për luftën në Ukrainë
Artikulli tjetërLiverpul i ofron Realit 100 milionë euro për Valverden