TIRANË, 13 shtator/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 950 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 138 qytetarë.
Rastet e reja rezultuan në këto bashki: 54 në Tiranë, 10 në Vlorë, nga 8 qytetarë në Durrës, Sarandë, 7 në Shkodër, 6 në Fier, nga 5 qytetarë në Gjirokastër, Lushnjë, 4 në Berat, nga 3 qytetarë në Elbasan, Korçë, Tepelenë, Lezhë, nga 2 qytetarë në Dimal, Devoll, Libohovë, Patos, Vaun e Dejës, nga 1 qytetar në Gramsh, Pogradec, Përmet, Mallakastër, Kavajë, Vorë, Kamëz, Has, Malësi e Madhe.
Janë 1,242 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 10 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov-2.
Janë shëruar 253 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 325,217 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të afrimit të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.
Statistika (13 shtator 2022)
Raste të reja ditore 138
Të shëruar në 24 orë 253
Të shtruar në spitale 10
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 950
Testime totale 1,971,502
Raste pozitive 330,045
Raste të shëruara 325,217
Raste aktive 1,242
Humbje jete 3,586
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 552
Shkodër 140
Durrës 125
Elbasan 99
Fier 77
Vlorë 61
Gjirokastër 56
Korçë 45
Berat 39
Dibër 21
Lezhë 20
Kukës 7
/k.s/j.p/r.e/






















