UASHINGTON, 11 shtator – Familjet e viktimave të 11 shtatorit do të marrin drejtësi, deklaroi presidenti amerikan, Joe Biden duke iu përgjigjur një pyetjeje të gazetarëve për faktin se gjyqet e organizatorëve të sulmeve të 11 shtatorit 2001 janë ende të bllokuara në Guantanamo.
“Ne po punojmë për këtë”, tha presidenti amerikan.
“21 vjet më vonë, ne mbajmë të gjallë kujtimin e jetëve të çmuara që na u vodhën në Ground Zero, Shanksville dhe Pentagon. Jill dhe unë jemi pranë familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre dhe ende po vuajnë. Nuk do ta harrojmë kurrë”, shkroi Biden edhe në Twitter me rastin e 21 vjetorit të sulmeve të 11 shtatorit.
Presidenti do të jetë në përkujtimin e sulmeve në Pentagon, ku do të mbahet një minutë heshtje rreth orës 09:37, ora e rrëzimit të Boeing 757 të ”American Airlines”.
Të 64 pasagjerët në aeroplan vdiqën nga përplasja, përfshirë terroristët dhe 125 persona që ndodheshin në ndërtesën e Departamentit të Mbrojtjes./ a.jor.






















