TIRANË, 11 shtator /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash të pakta deri mesatare. Duke filluar nga orët e mesditës deri ato të pasdites vranësirat kalimtare hera herës deri të dendura.
Në zonën e veriut dhe atë të qendrës vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar në formën e shtrëngatave.
Në zonën e verilindjes reshjet do jenë me intensitet mesatar dhe hera herës në periudha afatshkurtra në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, e cila hera herës përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore fiton shpejtësi deri në 10-12m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 16/28 | Diell re/shi |
| Kukës | 13/23 | Diell re/shi |
| Lezhë | 16/26 | Diell re/shi |
| Dibër | 12/26 | Diell re/shi |
| Durrës | 18/30 | Diell re/shi |
| Tiranë | 19/30 | Diell re/shi |
| Elbasan | 18/32 | Diell re/shi |
| Berat | 17/34 | Diell re |
| Vlorë | 20/31 | Diell re |
| Korçë | 13/26 | Diell re |
| Gjirokastër | 14/32 | Diell re |
| Sarandë | 18/31 | Diell re |












