Ballina Flash

Parashikimi i motit, 10 shtator 2022

TIRANË, 10 shtator /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme me diell dhe kryesisht në zonën e jugut.

Vranësirat përgjatë gjithë ditës do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Pas orëve të mesditës moti parashikohet kryesisht me kthjellime e alternime të herëpashershme vranësirash.

Era do të fryjë me drejtim  jugperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, e cila hera herës përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore fiton shpejtësi deri në 6-8 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 22/29 Re shi/diell
Kukës 19/26 Re shi/diell
Lezhë 20/29 Re shi/diell
Dibër 16/27 Re shi/diell
Durrës 22/31 Re shi/diell
Tiranë 23/31 Re shi/diell
Elbasan 21/31 Re shi/diell
Berat 19/31 Re shi/diell
Vlorë 19/30 Re shi/diell
Korçë 16/26 Re shi/diell
Gjirokastër 18/30 Re shi/diell
Sarandë 21/31 Re shi/diell

 

 

                                                               

                 

           

                          

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPRAGË – BE-ja 5 miliardë euro kredi për Ukrainën
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 10/9/2022