Ballina Bota

KORE E VERIUT – Ligj i ri mbi kundërpërgjigjen bërthamore

PHENIAN, 9 shtator /ATSH-DPA/ – Një ligj i ri i Koresë së Veriut lejon një përgjigje bërthamore ndaj kërcënimit të një sulmi, pas miratimit politik nga anëtarët e Asamblesë së Lartë të Popullit.

”Ligji i ri lejon një sulm bërthamor për të eliminuar burimin e kërcënimit”, raportoi media koreano-jugore duke cituar atë koreano-veriore.

Megjithëse dihet që Koreja e Veriut ka armë bërthamore, ajo i teston ato rregullisht dhe i referohet vetes si një fuqi bërthamore në kushtetutën e saj, statusi i ri e ridizenjon vendin si fuqi të pamohueshme bërthamore.

Posedimi i armëve bërthamore nga ana e Phenianit e ka bërë atë objekt të sanksioneve të gjera ndërkombëtare.

Sipas raportimeve të medias, udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un tha se ”SHBA jo vetëm që dëshiron t’i grabisë Koresë së Veriut arsenalin e saj bërthamor, por edhe të përmbysë qeverinë e saj”.

Të dyja palët nuk kanë pasur bisedime që nga samiti i dështuar mes Kim dhe ish-presidentit amerikan, Donald Trump, në shkurt 2019.

Ligji i ri i jep Kimit fuqi vendimtare mbi armët bërthamore të vendit.

Nëse komanda dhe qendra e kontrollit bërthamor të vendit do të rrezikohej, një sulm bërthamor mund të fillonte automatikisht./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama me dhomat e biznesit, 1 minutë heshtje për mbretëreshën Elizabeth II
Artikulli tjetërDiskutime mbi menaxhimin e integruar për qendrat historike Berat-Gjirokastër