Ballina Aktualitet

Begaj, mesazh ngushëllimi në ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar

TIRANË, 9 shtator /ATSH/ Presidenti i Republikës, Bajram Begaj zhvilloi sot një vizitë në Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë për të shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të mbretëreshës Elizabeth II.

Kreu i Shtetit u prit nga ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në vendin tonë, Alastair King-Smith dhe më pas la një mesazh në Librin e Ngushëllimeve të Ambasadës.

Në mesazhin e tij, Presidenti Begaj tha se, “ishte thellësisht trishtues lajmi për ndarjen nga jeta të monarkes më jetëgjatë të Mbretërisë së Bashkuar dhe Commonwealth-it, Mbretëreshës Elizabeth II”.

“Ju dërgoj ju, Familjes Mbretërore dhe të gjithë popullit tuaj ngushëllime të sinqerta për këtë humbje të madhe të Mbretëreshës suaj të dashur. Ajo ia kushtoi jetën shërbimit ndaj kombit dhe popullit. Kujtimi i saj do të jetë i paharruar!”, theksohet në mesazhin e Presidentit Begaj.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShkodër, goditen 3 raste të prerjes së paligjshme të pyjeve
Artikulli tjetërFilmat garues në kategorinë “PerspecTIFF”, në TIFF