Ballina Ekonomi

Monedhë përkujtimore për Sevasti Qiriazi-Dakon

TIRANË, 7 shtator /ATSH/ Një homazh i veçantë përkujtimor vjen për Sevasti Qiriazi-Dakon, nismëtaren e organizimit të arsimit shqip për femra.

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë në kuadër të vendimit për shtypjen e monedhave metalike përkujtimore, për qëllime numizmatike, miratoi sot, emetimin e një monedhe përkujtimore me tematikë “Sevasti Qiriazi-Dako (1871-1949), veprimtare e Lëvizjes Kombëtare për emancipimin e gruas shqiptare”.

Sevasti Qiriazi Dako (1871-1949) ishte mësuese e pedagoge, intelektuale, mendimtare e politikane, veprimtare e palodhur, për të cilën mund të thuhet me bindje se hapi një faqe të ndritur e të lavdishme në historinë e arsimit dhe shkollës shqipe.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Erdoğan mbi tensionet Serbi-Kosovë: Të vazhdojmë të njëjtin vrull pozitiv në Ballkan
Artikulli tjetërElbasan, prezantohet projekti “Ekipet sportive 2022”