Ballina Ekonomi

Arsimi profesional, 55 % e studentëve punësohen gjatë studimeve

TIRANË, 7 shtator/ATSH/ Në Shqipëri gjithnjë e më shumë nxënësit po zgjedhin shkollat profesionale, për të gjetur veten shpejt në tregun e punës.

Rreth 1600 të rinj kanë zgjedhur të studiojnë në arsimin e mesëm profesional në drejtimin elektronikë.

Agjencia Kombëtare e Punësimit bëri të ditur se 55% e tyre janë punësuar duke ndjekur ende studimet në 11 shkollat që e ofrojnë këtë profil, në 11 bashki të vendit.

Shqipërisë i mungojnë punëtorë të kualifikuar në industrinë tekstile, industrinë ushqimore, në vendosjen e skelave të ndërtimit, në mirëmbajtjen e makinerive industriale, në industrinë elektromekanike. Shqipërisë i mungojnë saldatorë, elektricistë, kuzhinierë, guida turistike, gjeologë, minatorë, specialistë ashensorësh, etj.

Në 35 shkolla profesionale në të gjithë Shqipërinë ofrohen 21 drejtime mësimore për t’u bërë profesionist.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRestaurohen portat e banesave karakteristike në kalanë e Beratit
Artikulli tjetërBRUKSEL – De Croo: Rritja e çmimeve të energjisë mund të çojë në “ekonomi lufte”