Ballina Bota

TOKIO – Funerali i ish-kryeministrit Abe i kushtoi qeverisë 11.4 milionë dollarë

TOKIO, 6 shtator /ATSH-DPA/ – Qeveria japoneze ka ndarë një total prej 1.6 miliardë jen (11.4 milionë dollarë) për funeralin shtetëror të ish-kryeministrit Shinzo Abe.

Mediat lokale raportuan se qeveria e kryeministrit Fumio Kishida fillimisht kishte thënë se do të shpenzonte 249 milionë jen nga paratë e taksapaguesve për funeralin shtetëror, të planifikuar për 27 shtator.

Një ceremoni private u mbajt pak ditë pas vdekjes së tij në moshën 67-vjeçare.

Udhëheqësi politik konservator, kryeministri më jetëgjatë i Japonisë, u qëllua për vdekje nga një ish-ushtarak me një armë të bërë vetë gjatë një fjalimi elektoral në qytetin e Nara më 8 korrik.  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKampioni i botës, Briken Calja, pjesë e FA që nga viti 2020
Artikulli tjetërDogji goma duke shkaktuar ndotje të ajrit, në pranga 47-vjeçari në Shijak