TIRANË, 6 shtator /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi ynë sot do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike falë masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë veriperëndimore.
Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira në zhvillim në orët e mesditës. Në relievet malore dhe në jugperëndim në mesditë vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 18/32 | Diell re |
| Kukës | 16/30 | Diell re shi |
| Lezhë | 21/29 | Diell re |
| Dibër | 13/30 | Diell re shi |
| Durrës | 19/30 | Diell re |
| Tiranë | 20/31 | Diell re |
| Elbasan | 18/31 | Diell re shi |
| Berat | 18/31 | Diell re |
| Vlorë | 16/29 | Diell re shi |
| Korcë | 13/27 | Diell re shi |
| Gjirokastër | 17/31 | Diell re shi |
| Sarandë | 15/30 | Diell re shi |












