Ballina Flash

Prefekti Kote: Masa për mbarëvajtjen e procesit mësimor

TIRANË, 2 shtator/ATSH/ Prefekti i qarkut të Gjirokastrës, Odise Kote zhvilloi sot një takim me drejtuesit e zyrave vendore arsimore të qarkut Gjirokastër, në kuadër të fillimit të vitit të ri arsimor 2022-2023.
Në fokus kryesor të takimit ishte diskutimi mbi gatishmërinë e institucioneve arsimore parauniversitare, shpërndarjen e teksteve shkollore, problematikat e hasura dhe zgjidhjen e tyre.
Prefekti i qarkut theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me njësinë e vetëqeverisjes vendore për vënien në gatishmëri të të gjitha institucioneve arsimore parauniversitare pёr një fillim sa më të mbarë të procesit mёsimor 2022-2023.
Nga ana e drejtuesve të ZVA-ve u shprehën se kanë filluar punën parapërgatitore për të siguruar një mjedis të sigurt dhe gjithëpërfshirës për gjithë nxënësit dhe janë marrë masat për procesin e pajisjes së nxënësve me tekste shkollore, për regjistrimin e nxënësve dhe për përgatitjen e ambienteve të institucioneve arsimore.
/k.s/j.p/r.e/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMarrëveshje për sistem funksional të mbrojtjes së fëmijëve
Artikulli tjetërFOKUS – Ukraina dhe Rusia, shkëmbejnë të burgosurit