Ballina Aktualitet

Meta: Nuk kam dosje në AIDSSH

TIRANË, 1 shtator/ATSH/ Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi sot se në Autoritetin për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit nuk ka një dosje për të.

Gjatë një interviste në një studio televizive, Meta tha se Autoriteti e di shumë mirë kush është I.M. dhe se po luan me inicialet e shpik letra false.

Për sa i përket hetimit nga ana e SPAK për kontrata lobimi, Meta u shpreh se nuk kishte asnjë shqetësim, nga asnjë lloj hetimi.

I pyetur mbi nismën e deputetit të PD-së, Enkelejd Alibeaj per hartimin e një pakete ligjore për përjashtimin nga politika të personave që kanë mbajtur poste partiake në kohën e regjimit komunist, apo kanë qenë anëtar dhe bashkëpunëtor të ish-sigurimit të shtetit, Meta i cilësoi lojë të Edi Ramës.

Meta theksoi se të tilla lajme fabrikohen për të tërhequr vëmendjen e opinionit publik nga disa çështje të ditës. /j.p/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjykata gjobit komisionin pasi përzgjodhën një ekspert agrar në vend të një … topografi
Artikulli tjetërA ka përfitime nga kërcitja e gishtave të dorës?