Ballina Flash

Ndryshon përkufizimi i “muzeut”

TIRANË, 30 gusht/ATSH/ Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve (ICOM), gjatë konferencës së tij në Pragë, vendosi një përkufizim të ri për muzetë.

“Një muze është një institucion i përhershëm, jofitimprurës, në shërbim të shoqërisë, i cili hulumton, mbledh, konservon, interpreton dhe ekspozon trashëgiminë materiale dhe atë jomateriale. Të hapur për publikun, të aksesueshëm dhe gjithëpërfshirës, ​​muzetë nxisin diversitetin dhe qëndrueshmërinë. Ata funksionojnë dhe komunikojnë në mënyrë etike, profesionale dhe me pjesëmarrjen e komuniteteve, duke ofruar përvoja të ndryshme për edukim, kënaqësi, reflektim dhe shkëmbim njohurish”, u theksua gjatë konferencës.

Gjatë punimeve të konferencës u zgjodh presidentja e ICOM, Emma Nardi, e cila do të qëndrojë në këtë post deri në 2025-ën.

Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve, është një organizatë ndërkombëtare e muzeologëve për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGaro: ‘Pasaporta e artë’, rrezikon sigurinë e vendit
Artikulli tjetërAsnjë humbje jete dhe 91 raste të reja me COVID