TIRANË, 29 gusht/ATSH/ Korporata Elektroenergjetike Shqiptare informoi sot se prodhimi ditor në HEC-et e kaskadës së Drinit, llogaritet 17 424 MWh, ndërsa rezerva energjetike zbret në 541.6 GWh.
KESH bëri të ditur se, niveli i liqenit në hidrocentralin e Fierzës është aktualisht 271.94 m, ndërsa prurjet janë vetëm 90 m3/s.
“Prurjet natyrore në kaskadë janë 90 m3/s. Niveli i liqenit të HEC-it të Fierzës është 271.94 m, ndërsa kuota maksimale është 296 m. Niveli i liqenit të HEC-it të Komanit është 173.64 m, ndërsa kuota maksimale është 175.5 m. Niveli i liqenit në HEC-in e Vaut të Dejës është 73.75 m, ndërsa kuota maksimale është 76 m”, bëri të ditur KESH.
Prurjet natyrore në HEC-in e Fierzës llogariten 60 m3/s, në HEC-in e Komanit 20 m3/s, ndërsa në atë të Vaut të Dejës, 10 m3/s.
/r.e/























