
PRISHTINË, 27 gusht/ATSH/- Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka mirëpritur sot arritjen e marrëveshjes për dokumente ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se pas kësaj shpreson të arrihet edhe marrëveshja për targa dhe ajo përfundimtare.
“Më vjen mirë të dëgjosh se një marrëveshje është arritur nën udhëheqjen e BE-së me mbështetjen e qartë të zëvendësndihmës sekretarit të Shtetit, Gabriel Escobar”, ka shkruar ajo në Twitter.
“Shpresojmë që zbatimi i shpejtë të çojë në gjetjen e zgjidhjes së targave të makinave dhe të na afrojë me marrëveshjen përfundimtare të normalizimit”, ka shtuar Von Cramon.






















