Ballina Flash

“Spitfire”, festivali më i madh i rockut shqiptar

TIRANË, 26 gusht/ATSH/ Sot në Prishtinë nis festivali më i madh shqiptar i muzikës rock.

“Spitfire Festival” do të zhvillohet për tri ditë me radhë, në Amfiteatrin e Gërmisë, duke bashkuar shumë prej grupeve rock më të njohura, në trevat shqipfolëse.

“Spifire Festival” synon që ta vazhdojë traditën e rock-ut në Kosovë, dhe të përsëritet çdo vit me moton “Një për të gjithë, të gjithë për Rock”.

Sipas organizatorëve, në të ardhmen synohet të ketë një përfshirje më të gjerë, duke e kthyer në festival ndërkombëtar.

Në “Spitfire” do të performojnë 20 këngëtarë dhe grupe rock nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia, si Elton Deda, Aleksandër Gjoka, Bojken Lako, Jericho, Eugent Bushpepa, Crossbones e të tjerë.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Lamtumirë Nasho Jorgaqi
Artikulli tjetërGREQI- Mitsotakis: Hapim para kohe punimet parlamentare pas kërkesës së opozitës mbi përgjimet telefonike