Ballina Bota

MOSKË – Putin urdhëron zgjerimin e ushtrisë ruse

MOSKË, 25 gusht /ATSH-DPA/- Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar zgjerimin e ushtrisë ruse.

Nga viti 2023, forcat ruse do të rriten në total në 2 milionë ushtarë, sipas një dekreti.

Numri i personelit ushtarak, përfshirë ushtarët me kontratë dhe rekrutët do të rritet me 137 000 në rreth 1.15 milionë.

Personeli i mbetur ushtarak është personeli civil, që përfshin punonjësit administrativ.

Asnjë arsye zyrtare nuk është dhënë për rritjen e numrit të ushtrisë ruse.

Rusia pushtoi Ukrainën fqinje më 24 shkurt. Sipas Kremlinit, gjithçka në luftë po shkon sipas planit.

Ekspertët ushtarakë ndërkombëtarë thanë se avancimi i Rusisë kishte qenë i ngadaltë dhe një numër i madh i trupave ruse ishin vrarë.//a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Ballkani” i Kosovës rrëzon Shkupin, kualifikohet në grupet e Ligës së Konferencës
Artikulli tjetërKurti dhe ambasadorët e QUINT-it bisedojnë për marrëveshjen për targat