Ballina Ekonomi

KESH: Rezerva energjetike në kaskadën e Drinit, 638.52 GWh

TIRANË, 22 gusht/ATSH/ Korporata Elektroenergjetike Shqiptare informoi sot se prodhimi ditor në HEC-et e kaskadës së Drinit, llogaritet 16 828 MWh, ndërsa rezerva energjetike zbret në 638.52 GWh.

KESH bëri të ditur se, niveli i liqenit në hidrocentralin e Fierzës është aktualisht 275.67 m, ndërsa prurjet janë vetëm 50 m3/s.

“Prurjet natyrore në kaskadë janë 80 m3/s. Niveli i liqenit të HEC-it të Fierzës është 275.67 m, ndërsa kuota maksimale është 296 m. Niveli i liqenit të HEC-it të Komanit është 174.02 m, ndërsa kuota maksimale është 175.5 m. Niveli i liqenit në HEC-in e Vaut të Dejës është 73.71 m, ndërsa kuota maksimale është 76 m”, bëri të ditur KESH.

Prurjet natyrore në HEC-in e Fierzës llogariten 50 m3/s, në HEC-in e Komanit 25 m3/s, ndërsa në atë të Vaut të Dejës, 5 m3/s.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBanka Botërore rendit Shqipërinë me inflacion 13.2%, më i ulëti në rajon
Artikulli tjetërIbrahimaj: Gati paketa e dytë e Rezistencës Sociale