TIRANË, 22 gusht /ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi sot se, në 24 orët e fundit janë kryer 358 testime për COVID-19, 104 qytetarë kanë rezultuar të infektuar, nuk ka pasur asnjë humbje jete dhe ka pasur 312 të shëruar.
Në informacionin për situatën në 24 orët e fundit, MSHMS bën të ditur se, janë kryer 358 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 41 qytetarë në Tiranë, 14 në Lushnjë, 8 në Berat, 6 në Gjirokastër, 5 në Vlorë, nga 4 qytetarë në Durrës, Korçë, nga 3 qytetarë në Malësi e Madhe, Kavajë, Divjakë, Mallakastër, nga 2 qytetarë në Vorë, Delvinë, Pogradec, Kolonjë, nga 1 qytetar në Skrapar, Gramsh.
Janë 3,583 qytetarë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 25 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov-2.
Janë shëruar 312 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 317,876 që nga fillimi i epidemisë.
Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid-19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.
Statistika (22 gusht 2022)
Raste të reja ditore 104
Të shëruar në 24 orë 312
Të shtruar në spitale 25
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 358
Testime totale 1,951,588
Raste pozitive 325,035
Raste të shëruara 317,876
Raste aktive 3,583
Humbje jete 3,576
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1,528
Fier 422
Durrës 324
Korçë 240
Vlorë 227
Elbasan 186
Gjirokastër 173
Shkodër 161
Berat 143
Lezhë 105
Dibër 59
Kukës 15
/j.p/r.e/












