Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 19/8/2022

ODESA (Ukrainë) – Vizita e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

ALEKSANDRI (SHBA) – Dënohet anëtari i ”Shtetit Islamik” për rrëmbimin dhe vdekjen e katër pengjeve amerikane në Siri.

HAMBURG (Gjermani) – Dëgjimi i kancelarit Scholz nga komisioni parlamentar për hetimin e rastit të mashtrimit tatimor “CumEx Files”.

DIEP (Francë) – 80-vjetori i operacionit ”Jubile”, tentativa për zbarkim nga aleatët (ushtarët kanadezë dhe britanikë).

PODGORICË (Mali i Zi) – Parlamenti shqyrton mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së Dritan Abazoviçit.

BARCELONA (Spanjë) – Pilotët e ”Easyjet” në grevë.

LONDËR – Grevë nga punëtorët e metrosë së Londrës me thirrjen e sindikatës RMT.

MOSKË (Rusi) – Fillimi i gjyqit për shpërbërjen e Agjencisë Hebraike në Moskë.

KANADA – Hyrja në fuqi e ndalimit të përkohshëm të importit të pistoletave.

UTREHT (Holandë) – Çiklizëm – Fillimi i turneut të Spanjës, La Vuelta.

SPILBERG (Austri) – MotoGP – Kampionati Botëror – Çmimi i Madh i Austrisë./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e premte, 19 gusht 2022
Artikulli tjetërSUEDI – Rritet numri i qytetarëve që duan të anëtarësohen në NATO